Agjencia Zhurnal.mk.

Në Kuvend vazhdon debati për Propozim-buxhetin për vitin 2023

Shkup, 5 dhjetor – Komisioni Kuvendor për Financim dhe Buxhet sot duhet të vazhdojë debatin amendamentues për Propozim-buxhetin e vitit 2023.

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet të premten në mbrëmje njëzëri miratoi amendamentin e Propozim-buxhetit për vitin 2023 për rishpërndarjen e një milion e shtatëdhjetë e dy mijë denarë për kryerjen më efikase të funksioneve të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi. Amendamentin e propozuar nga deputetja e LSDM-së Sanela Shkrielj në koordinim me Komisionin e kanë përkrahur edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Për propozim-buxhetin për vitin 2023 janë dorëzuar 263 amendamente nga të gjitha partitë politike, prej të cilave 200 janë të VMRO-DPMNE-së.

Sipas projeksioneve në propozim-buxhetin, të hyrat e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 282,1 miliardë denarë dhe janë për 14,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2022, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 324,8 miliardë denarë ose 12,6 për qind më të larta se në vitin 2022. Deficiti buxhetor është projektuar në nivel prej 4,6 për qind nga BPV-ja e planifikuar ose 42,7 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në 324,8 miliardë denarë, që është 36,3 miliardë denarë më shumë se buxheti për vitin 2022.

Related posts

Virozat sezonale risin numrin e fëmijëve të prekur në Kumanovë

Xh M

Bujar Shabani paralajmëron Ballkanin për ndeshjen e nesërme: Synojmë pikët e plota

Redaksia

75 raste të reja me Covid

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More