Agjencia Zhurnal.mk.

Në Kuvend seancë e Komisionit anketues për rastin e onkologjisë

Shkup, 10 tetor – Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni i sapoformuar anketues për rastin në onkologji ku do të ketë dëgjim të dëshmitarëve dhe ekspertëve dhe shqyrtim të akteve dhe dokumenteve lidhur me skandalin në Klinikën e universitare.

Siç deklaroi mbrëmë kryetarja e Komisionit për rastin e onkologjisë, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashela Mizrahi gjatë pjesëmarrjes në emisionin Analiza në TV 24, tha se në seancë të parët që do të flasin janë ish ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dhe më pas ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Mizrahi tha se si parti politike kanë propozuar 44 dëshmitarë të cilët do të duhet të dëshmojnë në lidhje me rastin e onkologjisë.

Ministri Spasovski mbrëmë në “360 Gradë” në RTVM1 i pyetur për rastin e onkologjisë tha se pret që të vërtetohen të gjitha faktet dhe argumentet dhe në bazë të tyre të saktësohet faji sepse, siç tha, “fajtori gjithmonë ka emër dhe mbiemër”.

Ai tha se ka prova dhe se ato prova janë në Prokurorinë publike, një pjesë e atyre provave ende janë duke u shqyrtuar, janë marrë një numër i madh i materialeve, një numër i madh i pajisjeve elektronike si është bërë nxjerrja e të gjitha materialeve nga pajisjet elektronike.

Seanca sot do të mbajnë edhe Komiteti për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve dhe Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit.

Related posts

Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim

D V

Anulohet seanca e Komisionit të Kuvendit për çështje ekonomike për ligjet për projekte strategjike në energjetikë

D V

Pagesa e kontributeve shumë e lartë, duhet të ketë tolerancë për gazetarët!

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy