Agjencia Zhurnal.mk.

Në Kuvend ende nuk ka arritur dorëheqja e kryeministrit Zaev

Shkup, 1 nëntor – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi do të thirrë seancë për verifikimin e mandatëve të deputetëve të rinj të cilët duhet të zëvendësojnë deputetët që u zgjodhën si kryetarë komunash. Vendet e tyre do t’i zënë ato kandidatë të cilët gjenden në radhë në listën e partive politike.

 

Kjo është dakorduar në koordinimin e rregullt mes Xhaferit dhe përfaqësues të partive politike.

Në zgjedhjet lokale për kryetarë komunash janë zgjedhur deputetët Kostadin Kostadinov nga LSDM, Darko Kostovski, Timço Mucunski, Ivan Jordanov dhe Kirill Pecakov nga VMRO-DPMNE, si dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa, informon Zhurnal.

Nga Kuvendi informojnë se edhe kryeministri Zoran Zaev nuk e ka dorëzuar dorëheqjen në parlament. Në takimin koordinues tek Xhaferi fare nuk është biseduar për atë se çfarë do të ndodhë pas dorëheqjes së Zaevit.

Sipas Kushtetutës, me dorëheqjen e kryeministrit bie e gjithë Qeveria dhe kështu, shumica parlamentare duhet të zgjedhë një person i cili do të mer mandat nga presidenti Pendarovski për formim të Qeverisë së re.//Zhurnal.mk

Related posts

Revizioni-Maqedoni: 88% e furnizimeve publike janë realizuar pa shpallje publike

D V

Fatmir Dehari shpalli fitoren në Kërçovë

D V

Qeveria e Maqedonisë nuk pranon masa shtesë nga KSI për Covid-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More