Agjencia Zhurnal.mk.

Në Kuvend caktohet seanca plenare e 79-të

Shkup, 19 korrik – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot është caktuar seanca plenare e 79-të në rend dite të së cilës janë 40 pikë.

Deputetët duhet të debatojnë për ndryshimet e Ligjit për veprimtari detektuese, të Ligjit për kontroll kufitar dhe të Ligjit për armë si edhe për ndryshimet e Ligjit për shkelje kundër rendit dhe qetësisë publike.

Në rend dite të seancës janë ndryshimet e Ligjit për akciza dhe të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, të dy me procedurë urgjente. Në procedurë të shkurtuar janë shtruar edhe propozim-ndryshimet e Ligjit për shërbim gjyqësor, Ligjit për shërbimin e prokurorisë publike dhe Ligjit për zbatimin e sanksioneve.

Në mesin e pikave të rendit të ditës janë edhe ndryshimet e Ligjit për shërbim në Armatë, të Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe të Ligjit për noteriatin, si edhe Propozim – llogaria përfundimtare e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Në seancë janë edhe Propozim-kodi për shfuqizimin e Kodit për sjelljen etike të deputetëve në Kuvend, Propozim-ndryshimet e Ligjit për inspektimin arsimor, ndryshimet e Ligjit për familjen, si edhe më shumë raporte vjetore të institucioneve.

Related posts

UT dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

Xh M

BFI i kërkon “Stokomak”ut të heqë nga shitja narezakun me mish derri

Z.H

Liderët politik shqiptarë urojnë pavarësinë e Kosovës

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More