Agjencia Zhurnal.mk.

Në Kumanovë dhe Nagoriçane të Vjetër, votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, personat me Kovid-19 dhe të dënuarit

Kumanovë, 30 tetor – Pa pengesa zbatohet votimi i personave të sëmurë, të pafuqishmëve, të infektuarve me kovid dhe personave të dënuar në burgun e Kumanovës, informuan sot kompetentët nga Komisioni komunal zgjedhor Kumanovë.

 

“Të drejtë vote sot kanë 178 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm, 68 të infektuar me Kovid-19 dhe 78 të dënuar”, deklaroi kryetarja e KKZ-së, Brankica Dimkoviq.

Edhe në Nagoriçane të Vjetër votimi po zhvillohet pa pengesa.

“Sot për votim janë paraqitur 14 të sëmurë dhe persona të pafuqishëm”, informoi kryetari i KKZ-së në Nagoriçane të Vjetër, Marjan Dailovski.

Related posts

Dimitrov: Është me rëndësi që BE-ja ta bëjë fitues opsionin proevropian në rajon

D V

Filipçe: Fillimi i vitit shkollor do të varet nga gjendja epidemiologjike në vend

Z H

Shqipëri – Maqedoni – Bullgari/ Korridori 8 gati deri në vitin 2030

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More