Agjencia Zhurnal.mk.

Në KSHZ kanë arritur 23 ankesa për rezultatet e zgjedhjeve

Shkup, 3 nëntor – Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) deri dje janë parashtruar gjithsej 23 ankesa për procedurën për votim dhe procedurën e grumbullimit dhe konfirmimit të rezultateve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021.

 

Pesë ankesa janë nga partia politike BDI, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet број 2341, 2352 dhe 2355 në komunën Studeniçan, dhe vendvotimet numër 2107 dhe 2108/1 në komunën Zhelinë.

Tri ankesa janë nga grupi i votuesve të Enver Pajazitit, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet numër 2037, 2040/1 dhe 2038 në komunën e Bërvenicës.

Në Komision shtatë ankesa ka parashtruar partia politike TMRO, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet 1156, 1178, 1157, 1182, 1183, 1176 dhe 1181 në komunën Nagoriçan i Vjetër.

Shtatë ankesa janë nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet 2966/1 dhe 2958/1 në komunën Shuto Orizarë, vendvotimin numër 1612 në komunën Konçe, vendvotimet 835, 874 dhe 865 në komunën e Koçanit dhe vendvotimin 882 në komunën Çeshinovë – Obleshevë, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka parashtruar një ankesë, e cila ka të bëjë me vendvotimin numër 1532 në komunën e Probishtipit.

Related posts

Analizë: Pandemia rriti numrin e vetvrasjeve në Maqedoni dhe botë

Z H

Mbërrin grupi i parë i refugjatëve afganë në Maqedoni

Redaksia

Zbulohet skandali / Enver Pajaziti mashtron qytetarët si “kandidat i pavarur”, ndërsa paguan anëtarësi në BDI

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More