Agjencia Zhurnal.mk.

Në Kosovë 134 raste aktive me COVID-19, më së shumti në Gjilan

Numri i rasteve të reja pozitive me coronavirus në Kosovë tash e disa javë me radhë është mjaft i vogël, çka rrjedhimisht ka bërë të bie edhe numri i rasteve aktive me këtë virus në vend.

 

Raste aktive me COVID-19 ka ende në 21 komuna të Kosovës, teksa numri më i madh është në Gjilan.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga 134 raste aktive gjithsej, vetëm në Gjilan janë 51 raste.

E dyta renditet Prishtina, me 22 raste, pastaj Ferizaj me 20 dhe Prizreni me 13 raste aktive, pasuar nga Peja me 12.

Po ashtu në këto të dhëna thuhet se Mitrovica ka edhe 9 raste aktive me coronavirus, Lipjani 6, Vitia 5, Podujeva e Kaçaniku nga 3 raste, Istogu, Malisheva, Suhareka, Deçani e Obiliqi kanë nga 2 raste aktive, ndërkaq me nga një rast janë: Vushtrri, Junik, Gllogovc, Kamenicë, Klinë, Gjakovë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me coronavirus, prej të cilëve 5 femra e dy meshkuj.

Tre nga të konfirmuarit me COVID-19 janë të moshës nga 30 deri në 39, dy janë 40 deri në 49 vjeç, ndërkaq dy të tjerë janë nga 50 deri në 69 vjeç.

Po ashtu, brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 22 pacientë me COVID-19, ku 13 prej tyre janë meshkuj dhe 9 janë femra.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, dy nga të shëruarit janë fëmijë nga 0 deri në 9 vjeç, ndërkaq 4 të tjerë nga 10 deri në 19 vjeç.

Pjesa tjetër e të shëruarve i përfshijnë moshat 20 deri 29 – 5 pacientë të shëruar, nga 30 deri në 39- 1 i shëruar, nga 40 deri në 49 vjeç -5 të shëruar, nga 50 deri në 57 – 3 të shëruar, 70 deri në 79 vjeç – 2 pacientë të shëruar.

Në ndërkohë, është duke vazhduar edhe procesi i vaksinimit anti-COVID, ku gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 7 mijë e 741 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH njofton se nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252 mijë e 938 doza të vaksinës, ndërkaq me dozën e dytë deri më tani janë vaksinuar 63 mijë e 529 qytetarë. 

Related posts

Ministria e Jashtme s’ua vazhdon kontratën pesë studentëve nga Lugina që kishin nisur punën aty

D V

Aktakuzë kundër komandantit të Nënstacionit Policor në Zhur për falsifikim të dokumentit zyrtar

D V

RREZIKU NGA VARIANTI OMICRON–RIKTHEHET VAKSINIMI GJATË VIKENDEVE

adijanzh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More