Agjencia Zhurnal.mk.

“Në kohë të mira e të vështira”, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani ndajnë një moment intim me ndjekësit

Ata janë së bashku për më shumë se një dekadë dhe një nga çiftet më të admiruara shqiptare.

Bëhet fjalë për dyshen e njohur, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, të cilët tanimë e kanë dëshmuar dashurinë e madhe që kanë për njëri-tjetrin.

Së fundmi, krijuesit e hitit “Duamë” kanë ndarë disa momente intime bashkë me ndjekësit e tyre.

Në fotografitë që ka publikuar Cani, çifti shfaqen duke shkëmbyer puthje në një prapaskenë të mrekullueshme.

“Zemër përmbi zemër”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre imazheve.

Albani në anën tjetër ka publikuar një foto pranë bashkëshortes duke i dhuruar një puthje në ballë, gjersa shtoi: “Në kohë të mira e të vështira”.

Alban dhe Miriam (Foto: Instagram)

Të njëjtit duket se këto ditë po qëndrojnë në Kosovë për të realizuar një projekt të përbashkët.

Megjithatë, akoma nuk është zbuluar nëse ka të bëjë me ndonjë këngë të re.

Related posts

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

D V

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë afër fundit të betejës së ashpër për divorcin – aktori heq dorë nga kujdestaria e përbashkët e fëmijëve

D V

Revista ‘People’ i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy