Agjencia Zhurnal.mk.

Në Klinikën Infektive nga Covid vdes një paciente 17 vjeçare

Shkup, 28 tetor – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në mëngjes ka vdekur një paciente 17-vjeçare nga fshati Sopotnicë, Demir Hisar.

 

Pacientja e re ka pasur sëmundje kronike diabet tip 1 dhe nuk ka qenë e vaksinuar. Vështirësitë tek pacientja kanë qenë nëntë ditë para se të pranohet në Klinikën infektive në Shkup. Sipas raporteve mjekësore, më 18 tetor pacientja e re për herë të parë ka kërkuar kontroll mjekësor në Spitalin klinik në Manastir. Pacientja është dërguar në spital me saturacion të ulët, temperaturë 40 gradë, frymëmarrje të vështirësuar dhe dhembje në trup dhe muskuj. Për shkak të seriozitetit të gjendjes, pacientja është ndalur në spital dhe është vendosur në aparate me oskgjen.

Më 19 tetor pacientja me automjet të Ndihmës së shpejtë mjeksëore është sjellur në Klinikë në gjendje shumë të rëndë. Ajo është pranuar në Repartin për kujdes intensiv në Klinikë dhe ka filluar trajtimi intensiv në njësinë për kujdes intensiv sipas protokollit për shërim të pacientëve me infektim të rëndë Kovid-19. Edhe krahas të gjita masave të ndërmarra diagnostike, terapive dhe rianimacioneve, pacientja sot në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 7.000 viktima nga coronavirusi në Maqedoni

D V

Vetëm 38 përqind e qytetarëve të Maqedonisë mbështesin marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë

D V

Vritet me thikë një person në Mitrovicë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More