Agjencia Zhurnal.mk.

Në Kinotekë “Java e filmit shqiptar”

Shkup, 21 tetor – Prej sot e deri më 26 tetor në Kinotekë do të mbahet “Java e filmit shqiptar”. Në manifestimin pesë ditor, të realizuar nga Kinoteka dhe Qendra kombëtare e filmit të Shqipërisë do të shfaqen nga pesë filma artistik të metrazhit të gjatë dhe të metrazhit të shkurtër nga produksioni më i ri.

 

Në hapjen e “Javës së filmit shqiptar” do të marrin pjesë drejtori i Qendrës kombëtare të filmit të Shqipërisë Eduart Makri dhe ambasadori shqiptar në vend Fatos Reka.

“Java e filmit shqiptar” do të fillojë me filmin “Liqeni im” i Gjergj Xhuvanit, me siguri njëri prej autorëve më të njohur dhe më të suksesshëm të filmit shqiptar në këtë shekull, I cili ndërroi jetë para dy viteve. Filmi “Liqeni im” ka titull alternativ “Filmi im”, në të cilin Xhuvani e pasqyron tregimin tridhjetë vjeçar nga “ana e errët” e shoqërisë shqiptare – trafikim me drogë, dhunë midis të rinjve – e cila përsëritet dhe përsëritet…

Xhuvani ka regjisuar nëntë filma artistik me metrazh të gjatë, nga të cilët për publikun tonë më të njohura janë “Parrulla” (2001) dhe “Lindje, Perëndimor, Lindje: Sprinti final” (2009; pjesërisht i incizuar edhe në vend), ndërsa të shfaqura në Festivalin e filmit në Shkup.

Më pas do të shfaqet filmi “Agimi” i Gentian Koçiz, realizim debutues artistik me metrazh të gjatë I këtij regjisori të ri, I cili është autor I disa filmave të shkurtër dhe dokumentar. Filmi është dramë sociale për gjindje të nevojshme në luftën për ekzistencë të një nëne të re kryefamiljare.

“Amaneti” është edhe një realizim debutues me metrazh të gjatë, të nënshkruar nga Namik Ajazi, me tregim nga bota e spiunëve në sigurinë shtetërore shqiptare dhe dëshirën që të shpjegohet e vërteta në atë “lojë të pasqyreve të lakuara”.

Filmi “Strehim midis reve” është filmi I dytë i Robert Budina, regjisor i gjithanshëm I cili merret edhe me produksion të filmit edhe me regji, por është I pranishëm edhe në teatër. Tregimi zhvillohet në miljen e një fshati të vogël malor në të cilin myslimanët dhe të krishterët jetojnë në harmonizim me shekuj. Heroi kryesor, bariu I vetëm Besniku është nga një martesë e përzier pas ndryshimeve drastike në shoqëri duhet ta gjejë rrugën personale në jetë.

“Delegacioni” është edhe një titull I suksesshëm debutues në kinematografinë shqiptare, të nënshkruar nga Bujar Alimani, I cili është një ndër autorët më të talentuar të rinj. Tregimi I tij zhvillohet në agimin e ndryshimeve politike-shoqërore në Shqipëri në fillim të viteve të 90-ta, pas rrëzimit të komunizmit dhe dëshirës për rehabilitim të të burgosurve politik.

Në Javën e filmit shqiptar do të shfaqen edhe filma të shkurtër të edhe katër shpresave të reja të kinematografisë shqiptare Sokol Keraj, Benart Laze, Fabio Seferi dhe Rain Nikolla.

Related posts

Pas propozimit për “Oscars 2022” – “Zgjoi” i futet garës edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato në Meksikë

D V

Supermani do të jetë një biseksual në serinë e ardhshme të librit komik

D V

Ngjarjet në Kosovë dhe kufiri me Serbinë në vitin 1879

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More