Agjencia Zhurnal.mk.

Në këtë shtet do të punohet vetëm 4 ditë në javë

Qeveria belge deklaroi se punonjësit e këtij shteti tashmë mund t’u kërkojnë pronarëve të punojnë 4 ditë në javë pa humbur asnjë qindarkë nga paga e tyre

 

Ligji i ri belg lejon punonjësit të punojnë ditë më të gjata gjatë javës, që i lejon ata të kenë një fundjavë 3-ditore

Pronarët kanë mundësi ta refuzojnë këtë kërkesë vetëm nëse kanë një arsyeje mjaft të mirë për ta bërë këtë.

Që duhet ta shoqërojnë me një letër formale adresuar shtetit belg.

Belgjika e ka konsideruar këtë ide që prej tetorit, në fillim si pasojë e pandemisë e më pas për të parë nëse kjo iniciativë do të sillte rezultate pozitive.

Sipas ligjit të ri, punonjësit mund të punojnë një maksimum prej 9.5-10 orësh në ditë.

Punonjësit do të vendosin vetë nëse do të punojnë 4 ditë apo jo. Megjithatë, orari i punës nuk do të ulet në sistemin e ri. Ata që duan të punojnë 4 ditë do të shtojnë orarin e punës gjatë këtyre 4 ditëve.

Related posts

Reporterëve uragani nuk u pengonte, kalimtarët e rastit i shikonin të habitur derisa raportonin “midis” erërave të forta

D V

Bima magjike kundër fryrjes së barkut

Xh M

Nuk ua falë as edhe një cent, shoferi japonez i trenit dënohet për 50 cent nga punëdhënësi – ai ngrit padi ndaj tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More