Agjencia Zhurnal.mk.

Në këtë hapësirë qentë ndihen më së keqi kur mbeten vetëm

Çdo ndarje nga pronari për qenin është një përvojë e pakëndshme, madje traumatike, por me kalimin e kohës, ata mësohen me të.

 

Sipas një studimi nga “Compare the Market”, qentë ndiejnë shqetësimin më të madh kur qëndrojnë në dhomën e gjumit, dhe më së paku kur janë në kuzhinë dhe në dhomën e ndenjës, transmeton Telegrafi.

Një studim britanik që përfshinte një mijë pronarë qensh u krye në një mënyrë të tillë që rrahjet e zemrës së qenve të mateshin në secilën nga dhomat e shtëpisë dhe u përcaktua që rrahjet e tyre të zemrës ishin më të shpejtat në dhomën e gjumit.

Pjesa e dytë më e pakëndshme e një shtëpie për qentë është tarraca, kanë treguar hulumtimet.

Në kuzhinë dhe në dhomën e ndenjës, qentë ndihen më të qetë dhe shkencëtarët e shpjegojnë atë nga fakti që ata lidhin këto dhoma me rezultate pozitive.

Në kuzhinë ata hanë vaktet e tyre, ndërsa dhoma e ndenjës i shoqëron me përqafimet me pronarin, kur pronari është duke parë TV dhe qeni afrohet pranë tij ose luan me pronarin.

Qentë mund të ndjehen të hutuar nëse lihen në dhomën e gjumit, sepse e dinë që pronarët e tyre e përdorin atë dhomë vetëm për të fjetur. Përveç kësaj, disa qen nuk i pëlqejnë hapësirat që i kufizojnë, kështu që ata do të ndihen më të pakëndshëm në tarracë sesa në kuzhinë ose dhomën e ndenjes.

Related posts

Zbulohet përfundimisht misteri i “blloqeve të çuditshme” që po shfaqen në bregdetin e Brazilit

D V

Gjiganti amerikan Walmart në hall të madh, tërheq nga tregu lodrën që këndon për kokainë dhe përdor fjalë vulgare

D V

Gjeti një shpellë afër plazhit me famë botërore dhe krijoi ‘një hapësirë të mrekullueshme’ për të jetuar – por i pastrehu ka një problem me fqinjët milionerë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More