Agjencia Zhurnal.mk.

Në kërkim të të mbijetuarve, rritet numri i të vdekurve nga stuhia në SHBA

Pasi një tornado e fuqishme preku pjesë të ndryshme SHBA-së, raportohet për më shumë se 80 të vdekur.

 

Ndërkohë janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuarit në pjesë të gjashtë shteteve amerikane, të prekura nga stuhia.

Në lidhje me këtë katastrofë natyrore, presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Kentaki, shtetin më së rëndi të prekur nga stuhia.

Biden tha se qeveria do të bëjë gjithçka për të ndihmuar pjesët qendrore të shtetit në ballafaqim me pasojat e stuhisë.

Presidenti amerikan njëkohësisht nënshkroi edhe Deklaratën federale për situata të jashtëzakonshme, duke mundësuar kështu ndihmë financiare për Kentakin, derisa shtoi se ky tornado ishte ndër më të fuqishmit në historinë e gjithë SHBA-së.

Mjete financiare për raste urgjente do të jenë të qasshme edhe për shtetet tjera të prekura si Misuri, Arkansas, Illinois, Tenesi dhe Misisipi, në rast nevoje.

“Bashkë do ta tejkalojmë këtë”, deklaroi Biden.

Më shumë se, 70 persona kanë vdekur më 11 dhjetor vetëm në Kentaki, përfshirë dhjetëra të tjerë të cilët vdiqën në një fabrikë qirinjsh, por, pritet që numri i viktimave të shkojë në mbi, 100.

Ekipet e Ndihmës së shpejtë pa pushim janë duke kërkuar nëpër rrënoja për të mbijetuarit në qytetin Mejfilld, i cili u prek më së shumti nga tornado.

Më shumë se 40 persona u shpëtuan derisa nga rreth 110 sa ndodheshin në fabrikë, ndonëse guvernatori i Kentakit, Andy Beshear tha se nuk do të habitej nëse askush më nuk shpëton nga aty.

Në qytetin Mejfilld, ndërkaq është shkatërruar edhe stacioni i policisë dhe u dëmtuan pajisjet e zjarrfikësve. Dhjetëra mijëra njerëz tashmë kanë mbetur pa rrymë dhe ujë.

Persona të vdekur janë raportuar edhe në disa qarqe të tjera, por “numri i të vdekurve në fabrikën e qytetit Mejfilld do të mund të tejkalonte bilancin e të vdekurve të cilitdo tornado në histori të shtetit”, përfundoi guvernatori.

Në lidhje me numrin e të vdekurve në SHBA, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Kurti ngushëlloi familjarët dhe miqtë e të vdekurve.

“Lajm tronditës nga SHBA. Ngushëllimet tona për familjen dhe miqtë e mbi 100 jetëve të humbura në tornadot e Kentakit dhe falënderimet më të sinqerta për reaguesit e parë që e vunë veten në rrezik”, shkroi Kurti.

Related posts

Kancelari i ri i Austrisë hodhi në dysheme letrat kundër Sebastian Kurz

D V

Rimëkëmbja ekonomike kërkon marrjen e masave për mbrojtjen e diversitetit nepërmjet bashkëpunimit global 

Z H

Çfarë ndikimi ka rënia e lirës turke?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More