Agjencia Zhurnal.mk.

Në Kanada protesta për mbështetjen e grave iraniane

Dhjetëra mijëra njerëz protestuan dje në Montreal dhe qytete të tjera kanadeze në mbështetje të protestave që kanë tronditur Iranin për më shumë se dy javë pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u rrah nga “policia e moralit” më 16 shtator për mosrespektim të kodit të rreptë të veshjes.

 

Lëvizja protestuese në Iran ka vazhduar për 16 ditë dhe filloi kur Mahsa Amini vdiq pasi u arrestua më herët për mosmbulimin e flokëve në përputhje me kodin e rreptë të veshjes së Iranit për gratë.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në mitingje solidariteti në disa qytete kanadeze dje, duke përfshirë Vankuverin, Toronton dhe kryeqytetin, Otava.

Në Toronto, televizioni publik Si-bi-si tregoi imazhe të protestuesve të veshur me bluza ku lexonin “Drejtësia për Mahsa Amini” dhe duke valëvitur flamujt iranianë.

Në Montreal, disa gra prenë flokët ndërsa më shumë se 10.000 njerëz mbanin pankarta ku lexonin “Drejtësia” dhe “Jo Republikës islamike”.

Disa njerëz në turmë bënë thirrje për ndryshimin e regjimit në Teheran dhe për sanksione më të ashpra kanadeze ndaj Iranit.

Related posts

Rusia thotë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Evropës

D V

Së paku 50 viktima nga rrëzimi i aeroplanit në Filipine

N E

Breshëri sa topi i tenisit në Spanjë, një fëmijë ndërroi jetë, 30 të lënduar

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More