Agjencia Zhurnal.mk.

Në Gjykatën Penale gjykim për lëndën “Thesari”

Shkup, 22 shkurt – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të shqiptohet aktgjykimi për lëndën “Thesari”, që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe.

Ky do të jetë aktgjykimi i dytë për këtë rast pasi Gjykata e Apelit në Shkup i pranoi ankesat e të akuzuarve dhe në vitin 2022 e shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë i cili ishte sjellë në vitin 2021.

Rastin e udhëheq gjykatësja Imrane Selmani.

Me aktgjykimin fillestar, për shumë çështje nga “keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit” ishin dënuar ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me burg në kohëzgjatje prej tetë vjet, ndërsa shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Goran Grujevski, i cili gjykohej në arrati, ishte dënuar me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 15 vjet. 

Ish ndihmësi i ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq dhe Toni Jakimovski, ish shef i kabinetit të Mijallkovit, u dënuan me burg nga 5 vjet. 

Related posts

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

Redaksia

Kovaçevski: Gabuam me disa parti shqiptare

Redaksia

Toshkovski garanton proces të rregullt zgjedhor

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky