Agjencia Zhurnal.mk.

Në gjendje të mirë shëndetësore, largohen nga Spitali i Vlorës të gjithë turistët polak

Largohen nga spitali të gjithë turistët e vegjël polak, të cilët u dërguan mbrëmjen e djeshme në Urgjencë për trajtim mjekësor pasi ishin helmuar.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet se si turistët hipin njeri pas tjetrit në autobusin e linjës turistike me të cilin kishin mbërritur për të vizituar Shqipërinë.

Dhjetëra fëmijë të moshave 14-15-vjeç janë paraqitur mbrëmjen e djeshme me çrregullime gastrointensinale në Urgjencën e Vlorës, pasi u ndjen keq për shkak të ushqimit që kishin konsumuar në anijen turistike me të cilën udhëtonin në zonën e Karaburunit.

Sipas shefes së repartit të Urgjencës në Spitalin e Vlorës, Lorena Arapaj simptomat të cilat kishin fëmijët ishin të vjella, dhimbje stomaku dhe dhimbje barku. Krahas 22 fëmijëve në Urgjencë, 7 të mitur janë dërguar në repartin e pediatrisë për trajtim.

Ditën e sotme, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Vlorë pas kontrolleve të ushtruara në anijen turistike, ka gjobitur me 6 milionë lekë subjektin në fjalë për “mosplotësim të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit”.

Related posts

A ka nevojë Vlora për një aeroport?

Xh M

Dhuna në derbin Tirana-Partizani, arrestohen katër tifozë, dy në kërkim

D V

Skandali seksual/ Alma Kaçi: Doja të investigoja abuzimet e pushtetit! Safet Gjici: Skenar i sajuar politik

Xh M