Agjencia Zhurnal.mk.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti çmimi mesatar i rrymës për amvisëritë 6,737 denarë për një kilovat orë

Shkup, 2 tetor – Në gjysmëvjetorin e parë të këtij viti çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë është 6,737 denarë për një kilovat orë, që përfaqëson rritje prej 3,9 për qind në krahasim me gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2022. 

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, çmimi mesatar i energjisë elektrike, pa tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, sillet nga 6,980 deri në 11,744 denarë për kilovat orë sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët fundorë, përveç amvisërive, sillet prej 40,357 deri në 57,790 denarë për metër kub normal sipas grupeve të komsumatorëve.

Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për amvisëri është 69,614 denarë për metër kub normal.

Related posts

Ambasadorja ukrainase në Shkup: Agresioni rus në Ukrainë, sulm ndaj gjithë botës demokratike

Xh M

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Xh M

Dallimet në paga, rritet numri i punëtorëve me pagë minimale, Sektori IT kryeson me pagë më të lartë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy