Agjencia Zhurnal.mk.

Në fundjavë zhvillohet xhiro e 15-të e Albi Mall Superligës, vëmendja në derbin e madh në Gjilan

Në fundjavë zhvillohet xhiro e 15-të e Albi Mall Superligës së Kosovës, ku do të ketë përballje tejet interesante. 

Të shtunë zhvillohen tri ndeshje, ku spikat derbi Prishtina – Gjilani i cili luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Olle.

Kryeqytetasit në rast të fitores do të ngjiteshin në vendin e tretë në tabelë, pozitë kjo të cilën e mbanë Gjilani.

Por, edhe gjilanasit udhëtojnë të motivuar pas fitores në xhiron e fundit ndaj Dukagjinit.

Derbi i javës në elitën e futbollit kosovar zhvillohet të dielën në Gjilan, ku lideri Drita e pret Ballkanin e vendit të dytë.

Bardhekaltrit synojnë rikthimin te fitoret pas humbjes së rëndë nga Llapi në Podujevë.

Në anën tjetër, portokallinjtë humbjen e vetme në këtë edicion e kanë pësuar nga Drita dhe do të kërkojnë që në Suharekë të rikthehen me pikët e plota.

Orari i xhiros së 15-të.

E SHTUNË

Dukagjini – Malisheva 13:00

Trepça ’89 – Drenica 13:00

Prishtina – Gjilani 18:00

E DIEL

Drita – Ballkani 13:00

Llapi – Ferizaj 13:00

/Gazeta Olle/ 

 

Related posts

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës supreme kundër masës së paraburgimit

D V

Rizvanoviq: Gjithçka është e qartë, qeverinë e ardhshme e formojnë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM!

I Z

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky