Agjencia Zhurnal.mk.

Në epiqendër të kataklizmës, kështu ka shkatërruar gjithçka para vetes tornado në Çeki

Një video rrëqethëse që shfaq momentet e kalimit të tornados përmes fshatit Luzhicë në rajonin Hodonin, ka treguar fuqinë shkatërruese të erërave të shkatërronin gjithçka që u dilte përpara.

 

Tornadoja goditi pjesën jugore të Çekisë, përgjatë vijës kufitare me Austrinë dhe Sllovakinë, ku si pasojë humbën jetën të paktën katër persona, transmeton Telegrafi.

“Tornado lëvizte me shpejtësi prej 220 kilometra në orë. Thjesht ka pastruar të gjitha shtëpitë që i dilnin përpara, veturat por edhe ka shkulur drunjtë”, thuhet në kumtesën e shërbimit meteorologjik Dagmar.

Në fshatin Hrush që është një prej katër fshatrave që është goditur më së rëndi, pothuajse gjysmën e shtëpive i ka shndërruar në rrënoja.

Ministria çeke për zhvillim lokal, ka ndarë rreth 17 milionë euro nga për rimëkëmbje, pasi që disa shtëpi janë dëmtuar dhe duhet të shemben plotësisht.

E pa energji elektrike kanë mbetur rreth 75.000 shtëpi, e pa gaz mbi 2.000 tjera e pa valë të telefonisë mobile rajone të tëra. 

Related posts

MPJ: Bashkëpunimi ekonomik dhe teknologjik kino-amerikan është me përfitime për të dy palët

Z.H

Bajden- Jun: Koreja e Veriut dhe ekonomia në fokusin e samitit të parë

Xh M

Kaseta e njohur edhe si “pee tape” që tregon Trumpin me dy prostituta në Moskë ka gjasa se ekziston, thotë ish-spiuni britanik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More