Agjencia Zhurnal.mk.

Në Drislla nuk digjen mbeturina të rrezikshme pa leje

Shkup, 12 tetor – Pas një kohe të gjatë pa kompetencë dhe moskujdes në punë, për vetëm një vit pasi Drislla u kthye në në ingjerenca të Qytetit të Shkupit, kjo ndërmarrje publike është shndërruar në deponi sanitare e cila aplikon teknologjitë moderne për menaxhimin e mbeturinave, ndërsa potenciali i saj i përgjithshëm ekonomik është vënë ekskluzivisht në shërbim të qytetarëve.

 

Pasi NP “Drislla” është përsëri në kompetencë të Qytetit i cili ka blerë sterilizues të ri për trajtimin e mbetjeve mjekësore nga marka e njohur italiane CISA, që është sistem inovativ i automatizuar plotësisht me teknologji dhe cilësi të lartë. Blerja e sterilizuesit të këtillë i dha fund trajtimit të papërgjegjshëm të mbetjeve mjekësore, gjegjësisht përpunimit joadekuat të mbeturinave mjekësore, të cilat më pas përfundonin në Drislla si mbeturina të zakonshme, e të cilat përbënin rrezik potencial për mjedisin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve.

Në NP Drislla, përveç mbeturinave mjekësore të cilat i trajton sipas procedurave të parashikuara, nuk digjet pa leje asnjë lloj tjetër i mbeturinave të rrezikshme.

NP Drisla vepron pas vërejtjeve të Inspektoratit Shtetëror për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor dhe në Ministrinë kompetente ka dorëzuar kërkesë për shkurtimin e shifrave të kërkuara për mbeturina të rrezikshme.

Related posts

Filipçe: Nesër do të propozohen masat për personat e pavaksinuar

D V

Konstituohet Komiteti për negociata dhe ekipi negociues për Korridorin 8 dhe 10

D V

Hetimet për spitalet modulare nuk i udhëheqë Qeveria, por institucionet e angazhuara të sistemit, porositi Nikollovski

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More