Agjencia Zhurnal.mk.

Në ditëlindjen e vajzës, Xhensila Myrtezaj konfirmon shtatzëninë e dytë

Prej javësh ka qarkulluar lajmi se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë në pritje të fëmijës së dytë.

Ndonëse çifti nuk i komentuan asnjëherë këto raportime, së fundmi Xhensila ka konfirmuar se është shtatzënë për herë të dytë.

Krijuesja e hitit “Vespa” ka uruar vajzën e saj Ajka për ditëlindjen e pestë në një video emocionale ku shihet pranë saj dhe Besit.

Në një moment gjatë videos të filmuar në bregdet, Besi dhe Ajak shihen duke përqafuar barkun e këngëtares, një gjest ky që përdoret për të zbuluar shtatzëninë.

“Masa e gjithçkaje je o Ajka jonë. 5 vite dritë qiellore në sytë tanë”, ka shkruar Xhensila në urimin për të bijën e saj.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Përndryshe, Xhensila krahas përkushtimit ndaj familjes, po vazhdon të jetë e angazhuar edhe me projekte muzikore dhe koncerte.

Kënga e fundit nga artistja është bashkëpunimi që solli me reperin Majk “T’i fala”. 

Related posts

Drenusha Latifi flet për herë të parë pas ndarjes nga burri: Kam pësuar dhunë fizike dhe psikike nga ai, e kam paditur dhe nuk guxon të më afrohet

D V

Këngëtarja e njohur meksikane vishet nga kreatorja kosovare, Vlora Mustafa – fustani i saj zgjon vëmendjen tek mediet latine

D V

Përlotet Ilnisa në Big Brother VIP Albania: Më ka marrë shumë malli për vajzën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy