Agjencia Zhurnal.mk.

Në Dibër nesër fillon vaksinimi për gripin sezonbal të 100 personave që janë paraqitur të parët

Dibër, 15 nëntor – Në njësinë e punës së Qendrës për Shëndet Publik në Dibër, nesër do të fillojë imunizimi kundër gripit sezonal, për shkak të aplikimit të vonshëm të qytetarëve në këtë rajon, që me aktivitetin e vet e mbulon këtë njësit.

 

“Në aplikacionin vakcinacija.mk janë paraqitur 100 persona tek të cilët vaksinimi për gripin sezonal do të fillojë të aplikohet gjatë ditës së nesërme. Të premten nuk e filluam vaksinimin pasi personat të cilët mund të përfshihen me këtë imunizim janë vonuar me aplikacionet”, deklaroi për MIA-n, epidemiologu Mentor Mela, drejtues i njësitit.

Shton se për momentin disponojnë me 150 vaksina të dedikuara për persona mbi moshën 65-vjeçare dhe të sëmurët kronikë, të cilët ndryshe quhen vaksina falas, por, presin të arrijë edhe dërgesë e re, si prej këtyre vaksinave ashtu edhe prej vaksinave komerciale të cilat kushtojnë nga 800 denarë.

Mesatarisht në vit në këtë repart, aplikohen nga 500 vaksina kundër gripit sezonal nga komunat Dibër dhe Qendra e Zhupës.

Related posts

Tre muaj nga zjarri tragjik në Tetovë/ Ende asnjë përgjigje për shkaqet

Redaksia

Shilegov nga Kisela Voda: Realizohen një sërë projektesh kapitale njëkohësisht, shkupjanët e meritojnë Më të mirën

D V

Rama: Do të vijë dita kur të gjitha vendet e rajonit do të jenë pjesë e Ballkanit të hapur

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More