Agjencia Zhurnal.mk.

Në Dibër mes materialit të deponuar ndërtimor u zbulua armë, municion dhe marihuanë

Dibër, 3 dhjetor – Nëpunësit policorë nga Reparti dibran i Punëve të Brendshme, mes materialit të deponuar ndërtimor kanë zbuluar armë, municion dhe marihuanë.

“Dje rreth orës 14:00, mes materialit të deponuar ndërtimor në rrugën ‘Drini i Zi’ në Dibër, pas denoncimit paraprak, nëpunësit policorë kanë gjetur një pushkë automatike, një karrikator për pushkë automatike me 30 plumba, një karrikator për pistoletë me 15 plumba dhe një qese me marihuanë”, informoi Stefan Dimovski, zëdhënës i Sektorit për punë të brendshme – Ohër.

Ai shtoi se lëndët janë marrë dhe siguruar për procedurë të mëtejme dhe se po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.

Related posts

Vetura përplas dy vajza të reja në Kumanovë

Xh M

Tirana mbushet me eskorta të huaja, kaq euro kërkojnë për kryerjen e shërbimeve

Redaksia

I moshuari gjendet i vdekur në një banesë në Shkup

Xh M