Agjencia Zhurnal.mk.

Në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë deri në orën 13 kanë votuar mbi 6.000 qytetarë

Dellçevë, 17 tetor – Në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë pa probleme po zhvillohet votimi për Zgjedhjet lokale. Zoran Ivanovi, zëvendësanëtar në KKZ për MIA-n informoi se deri në orën 13 në Dellçevë të drejtën e tyre të votës e kanë realizuar 29,2 për qind e votuesve.

 

“Nga gjithsej 14.736, votues të regjistruar, deri në orën 13 në Dellçevë kanë votuar 4.301 persona. Sa i përket rrjedhës së votimit, nga mëngjesi ka pasur disa probleme me UBIG, por me ndërhyrjen e sektorit TI, ato u tejkaluan shpejt, ashtu që tani për tani, nuk kemi probleme”, tha Ivanovi.Në Makedonska Kamenicë nga KKZ informuan se numri i përgjithshëm i votuesve të cilët kanë votuar deri në orën 14 është 1.778 qytetarë.“Kjo do të thotë se nga numri i përgjithshëm i votuesve, i cili është 6.735, deri në orën 13 kanë votuar 26.42 për qind. Votimi po zhvillohet në një atmosferë korrekte dhe demokratike pa probleme”, theksoi KKZ në Makedonska Kamenicë. 

Related posts

Telekom Srbija hap një filialë në Maqedoninë e Veriut më 16 nëntor

Z H

“Tortura”, Prokuroria nuk ofroi prova të reja kundër Mijallkovit dhe pjesëtarëve të njësitit Alfa

D V

Kryetari i degës së BDI-së e përshëndet vendimin e deputetit Kastriot Rexhepi (FOTO)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More