Agjencia Zhurnal.mk.

Në Çashkë hapet paralele në gjuhën shqipe/ Shaqiri: Së shpejti edhe në Idrizovë, ka pëlqim nga komuna

Shkup, 22 nëntor – Pas shumë kërkesave që u shprehën edhe përmes protestave, më në fund në komunën e Çashkës, në Sh.F. “Todor Janev” u hap një paralele shqipe, ku gjashtë nxënës do të ndjekin mësimin në gjuhën amtare. Informacionin për TV21 e bën të ditur Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, i cili tregon poashtu se mësuesi i parë i saj do të jetë mësues Besmir Xhaferi të cilit i uroi suksese.

“Drejtoresha e re ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Arsimit, për të njëjtën kërkesë është siguruar edhe financim nga Ministria e Financave dhe është bërë punësimi i një mësimdhënësi i cili ka pranuar në javën e mëparshme gjashtë fëmijë të cilët do të ndjekin mësimin në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore “Todor Janev” në komunën e Çashkës.”- deklaroi Jeton Shaqiri – Ministër I Arsimit.

Përveç se në Çashkë, ministri Shaqiri premton se shumë shpejt paralele për mësim në gjuhën shqipe do të hapen edhe në Idrizovë. Kjo pasiqë ka marrë një shkresë për dhënien e mendimit pozitiv nga kryetari i Komunës së Gazi Babës.

“Pas kërkesës pozitive duhet të shohim edhe kërkesën tjetër që duhet ta sjell shkolla, konkretisht e Njegoshit në MASh, për të siguruar financimet për mësimdhënësit e ri, sepse atke nuk bëhet fjalë për një mësues por për disa, të cilët duhet të jenë të përfshirë në procesin arsimor.”- shtoi Jeton Shaqiri – Ministër I Arsimit.

Shaqiri në vijim pret situata të rezistencës dhe protestave kundër hapjes së paraleles në Çashkë, pasi që kundër mësimit në shqip janë shumë prindër maqedonas. Me këtë rast ai u beri thirrje deri tek ata që të drejtohen në Ministrinë e Arsimit.

Related posts

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e stadiumit/ Ajdini: Mbetemi të përkushtuar ndaj Tetovës

Xh M

Me ftesë të Vjosa Osmanit, kryeministri Xhaferi javën e ardhshme për vizitë në Prishtinë

Xh M

Qarkullimi po zhvillohet pa probleme

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy