Agjencia Zhurnal.mk.

Në Çair u promovua “Parku Ukraina”

Shkup, 7 qershor – Pranë objektit të Komunës Çairit, sot u promovua “Parku Ukraina”.

Kryetari i komunës, Visar Ganiu tha se me promovimin e ‘Parkut Ukraina’ përçuam porosinë se çdoherë do të jemi me Ukrainën dhe popullin ukrainas, njëlloj sikurse miqtë tanë  – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai përkujtoi se lufta nuk është zgjidhje për asnjë problem e aq më pak vrasja e civilëve të pafajshëm, sepse me luftë assesi nuk mundemi ta ndryshojmë botën për të mirë, por ama me paqe PO.

“Nobelistja jonë Nënë Tereza e cila aq shumë e deshti paqen dhe vetëm paqen do të thoshte : Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe. Dhe ne sot po e bëjmë një gjë të tillë. Ne dëshirojmë që përmes Parkut Ukraina të përçojmë porosinë se të gjithë jemi me Ukrainën dhe me popullin ukrainas dhe kemi qenë po me ata që nga fillimi i luftës dhe kundër agresionit ndaj tyre”, tha Ganiu.

Nga ana tjetër Ambasadorja e Ukrainës Larisa Dir tha se ky propozim i kryetarit të Komunës së Çairit, Ganiu, ishte një lajm i mirë.

“Ky lajm frymëzuese ishte në kontrast të plotë me lajmet që marrim çdo ditë nga vetë Ukraina. Sot kemi një mundësi të shkëlqyer për të marrë mbështetje morale dhe shpirtërore nga Komuna e Çairit të qytetit të Shkupit, e cila është e paçmuar”, tha ambasadorja.

Ajo uroi që “Parku Ukraina” në Komunën e Çairit të jetë i ndritshëm, i lulëzuar, i këndshëm, i mbushur me të qeshura të gëzueshme të fëmijëve, argëtim të fëmijëve.

Related posts

Pagesa e kontributeve shumë e lartë, duhet të ketë tolerancë për gazetarët!

I.A

Taravari me propozim: Zgjedhja e presidentit të bëhet nga Kuvendi (VIDEO)

Redaksia

Në Gjykatën Penale gjykim për lëndën “Thesari”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy