Agjencia Zhurnal.mk.

Në Çair u mbajt turneu i shahut të të rinjëve, prezent dhe kryetari i komunës, Ganiu

Shkup, 23 dhjetor – 40 fëmijë nga klasa e 5 deri në klasën e 9 nga të gjitha shkollat e Çairit, sot dhanë një shembull duke treguar mjeshtëritë e tyre në turneun e shahut të të rinjëve në komunën e Çairit, informon Zhurnal..

 

Turneu që u mbajt në SHFK “Adem Jashari”, u ndoq nga afër nga dy gjyqtarë profesionistë të shahut. Ndërsa, me këtë rast përçova porosinë deri tek fëmijët se shahu është një nga lojërat më të çmueshme strategjike që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Ndryshe, kjo ngjarje e komunikimit me komunitetin është pjesë e projektit “Forcimi i qëndrueshmërisë së komuniteteve lokale ndaj ekstremizmit të dhunshëm në Maqedoninë e Veriut (Faza 2)”, ndërsa realizohet në bashkëpunim mes Komunës së Çairit, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe Centre for Common Ground. Në turneun e sotëm ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në vend.

👏🏻👏🏻👏🏻40 fëmijë nga klasa e 5 deri në klasën e 9, nga të gjitha shkollat komunale të Çairit, sot dhanë edhe një shembull…

Posted by Visar Ganiu on Thursday, December 23, 2021

Related posts

Sindikatat në “Hekurudhat Transport” kërkojnë që qeveria e re ta zgjidhë problemin me 80 punëtorët

Z H

Sela dhe Murseli vizitojnë fabrikën “Molika” dhe “Royal frozen foods”

D V

Petkovski: Qeveria nuk e humbur besueshmërinë me dorëheqjen e kryeministrit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More