Agjencia Zhurnal.mk.

Në Bruksel na u përsërit Bukureshti, a mund të na përsëriten edhe incidentet që ndodhën pas Bukureshtit?

Shkup/Bruksel, 14 dhjetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot nga Brukseli tha se si asnjëherë më parë nuk ka pasur gatishmëri për zgjerimin e BE-së. Me apo pa të drejtë, kryeministri tha se pengesa e vetme për integrimin e vendit në BE janë koalicioni pro-rus i VMRO-DPMNE-së dhe “E Majta”. “Qytetarët tanë mund të jenë të sigurt se me këta politikanë do t’u hiqet mundësia për t’iu bashkuar shpejt familjes progresive evropiane dhe si duket na u përsëirit ajo që ndodhi në vitin 2008. Atëherë ishte në Bukuresht, ndërsa dje dhe sot është në Bruksel.
Le t’ju shërbejë për nderë të gjithë këtyre partive dhe politikanëve, dhe qytetarët le të mendojnë dhe të gjykojnë vetë se kush për çfarë të ardhme të vendit po lufton”, tha Kovaçevski në një deklaratë për media.

Krahasimi që bëri Kovaçevski mes Bukureshtit 2008 dhe Brukselit 2023 është krahasimi më adekuat që mund të bëhet. Mirëpo tani ekziston frika nëse do të na përsëiten edhe ngjarjet dhe incidentet që ndodhën pas Bukureshtit 2008. Ato nuk ishin të pakta dhe për fat të keq të gjitha ishin në dëm të shqiptarëve. “Shkupi 2014”, Enciklopedia, Radusha, Monstra, e më në fund edhe Lagja e Trimave e 27 Prilli, ishin ngjarje që zanafillën e kishin pikërisht në dështimin e vitit 2008 në Bukuresht, e që zgjatën deri në vitin 2015 e 2016.

Prandaj pika ku duhet të koncentohen partitë, institucionet, shoqëria civile por edhe çdo qytetar individualisht është që të bëjmë maksimumin dhe të parandalojmë përsëritjen e atyre incidenteve, që kishin edhe epilog tragjik, shkruan Zhurnal. Pas Bukreshtit 2008 kishim edhe rritje edhe më drastike të korrupsionit edhe ashtu të madh, kurse strukturat e kriminalizuara politike dhe të zhytura në korrupsion ishin të interesuara për të fabrikuar dhe inskenuar skenare të ndryshme, krejt me qëllim për të humbur gjurmët e milionave të fituara me korrupsion. Prandaj edhe tani duhet t’i kushtojmë vëmendje të posaçme luftës kundër korrupsionit, si dukuri që mund të prodhon skandale e incidente për të fshehur gjurmët e veta. Është e vërtetë se tani situata dallon mjaft nga 2008-ta dhe pas 2008a sepse jemi vend anëtar i NATO-s, mirëpo kujdesi i shtuar i opinionit në luftën kundër dukurive negative gjithmonë duhet të jetë i mirëseardhur.

As pushteti as opozita nuk marin përgjegjësinë që u takon!

Një dukuri shqetësuese në këtë rast është ajo se as pushteti e as opozita nuk janë të gatshme të marin përgjegjësinë që u takon për “Bukureshtin” e dytë, por akuzojnënjëri tjetrin. E ka me të drejtë kryeministri Kovaçevski kur akuzon VMRO-DPMNE-në për blloki të rrugës evropiane duke bllokuar ndryshimet kushtetuese, por është fakt se kaq shumë vite që kur kemi marë statusin e vendit kandidat për anëtarësim, Brukseli ende na i përsërit vërejtjet për korrupsionin e lartë, shtetin e së drejtës, e kështu me radhë.

Në këtë kontekst, opozita duhet të marë seriozisht apelin që bëri sot kryeministri Dimitar Kovaçevski që të shfrytëzohet periudha deri në mbajtjen e zgjedhjeve në vend, si dhe ato evropiane në pranverë, për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Kovaçevski nga Brukseli e drejtoi gishtin nga opozita, duke shtuar se kushdo që thotë se është i mundur ndryshimi i kornizës së negociatave, gënjen opinionin.
“Kemi mundur të dalim fitimtarë, të themi së bashku me zë të lartë dhe qartë se po vazhdojmë me hapjen e kapitujve të të gjitha kapitujve të negociatave me BE-në dhe se po vazhdojmë rrugën tonë të integrimit evropian. Por u konfirmua se të vetmit frenues të shtetit janë koalicioni anti-BE, anti-NATO dhe pro-rus i VMRO-DPMNE-së dhe të Majtës”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.

Por edhe qeveria duhet të pranojë vërejtjet se “pikërisht konferenca që kishim për temën e krimit dhe korrupsionit është tregues i mjaftueshëm se kush është fajtori i vetëm dhe akuzat e tilla që po vijnë janë vetëm arsye për të mbuluar disfatën që ka pësuar Maqedonia”.
Kjo ërmendet edhe në propozim-konkluzionet për vendin tonë, ku përveç çështjes së ndryshimeve kushtetuese, BE-ja kërkon që të zbatohen reforma në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe administratës publike, por edhe që marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë të respektohen.

Është momenti që akuzat dhe kundërakuzat të lihen anash dhe të shfrytëojmë situatën zotimin e Brukselit se angazhimi për zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë dhe se për shkak të kontekstit gjeopolitik dhe agresionit rus në Ukrainë, zgjerimi është një çështje strategjike dhe e sigurisë, shkruan Zhurnal.

Scholz sjell pak otimiëm nga samiti “pesimist”

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, edhe njëherë ka treguar se për shtetin e tij është e një rëndësie të veçantë zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnje Herzegovinën dhe Serbinë.
Duke folur në nisje të punimeve të mbledhjes dyditore të liderëve të 27 vendeve anëtare të BE-së, kryeministri gjerman, tha se është me rëndësi që të lëvizet përpara me ato që i quan “pika të buta” në Evropë, dhe ky është një vendim që sipas tij duhet të merret nga të gjitha vendet anëtare të Unionit.

“Por është edhe diçka e veçantë që ne të ecim përpara, dhe që shtetet e Ballkanit Perëndimor, pas gati 20 vjetësh shpejt që të arrijnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Po ashtu që ne të arrijmë që edhe Moldavia dhe Ukraina, këtë proces të anëtarësimit tutje ta vazhdojnë. Kjo vlen edhe për Gjeorgjinë, sipas sugjerimeve që do t’i jap Komisioni Evropian”, tha Scholz, para mediave të enjten nga Brukseli.

Kancelari, u deklarua edhe për pikën kryesore kur bëhet fjalë për zgjerimin e që është mundësia që nga samitit i liderëve, Ukraina, ta marrë pajtimin për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. “Takimi i sotëm i Këshillit Evropian, është i rëndësishëm dhe këtu ne do diskutojmë për çështjet qendrore të Bashkimit Evropian. Një temë e madhe është natyrisht zgjerimi i BE-së, me më shumë vende, e të cilat vende aktivisht po angazhohen që për to kjo të jetë e mundshme, në mes tjerash edhe Ukraina”, shtoi Scholz./Zhurnal

Related posts

Kocevski: Shoqata e Prokurorëve Publikë – partner aktiv në realizimin e prioriteteve

Xh M

Takimi i presidentit Pendarovski me rektoren e UKIM-it, Angellova

Xh M

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy