Agjencia Zhurnal.mk.

Në Bruksel hapet ekspozita e quajtur “Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s”

Shkup, 20 tetor – Në Selinë e Aleancës në Bruksel, pasdite ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska e hapi ekspozitën e quajtur “Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt  NATO-s”.

 

“Kam kënaqësinë ta hap këtë ekspozitë e cila e prezanton rrugën tonë drejt Aleancës. Momenti i anëtarësimit në NATO ishte moment  për t’u mbajtur mend, moment i krenarisë.  Arritëm sepse ishim të përkushtuar dhe sepse e patëm mbështetjen tuaj”, tha ministrja në hapjen para ambasadorëve në NATO.

Shekerinska, siç potencohet në kumtesën e MM-së, i falënderoi përfaqësuesit e vendeve-anëtare për të gjithë ndihmën përgjatë viteve drejt anëtarësimit me të drejtë të plotë dhe porositi se Aleanca  e vlerëson dhe  nuk e haron Maqedoninë e Veriut.

Ndihmësja e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për diplomaci publike, Baiba Brazhe theksoi se kjo ekspozitë  ilustron rrugë plot me përkushtim dhe urtësi.

“Ju jeni tregim i suksesshëm “, tha Brazhe.

“Në ekspozitë janë prezantuar 28 fotografi të personaliteteve dhe ngjarjeve të cilat e shënojnë rrugën e vendit tonë drejt NATO-s, në periudhën nga viti 1993 deri në vitin 2021.

Pas ekspozitës në hapësirat e Delegacionit të përhershëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, ministrja Shekerinska u shpërndau mirënjohje disa personaliteteve të cilët në suaza të NATO-s fuqishëm e mbështetën dhe e ndihmuan integrimin e vendit tonë në Aleancë përgjatë viteve. 

Related posts

Një pjesëtar i Grupit të Kumanovës është infektuar me Covid 19, tani gjendet në spital

Redaksia

Vaksinohen hatibët dhe imamët që veprojnë në gjitha xhamitë e katër rajoneve të Shkupit

Z H

Quçuk: Të formohet këshill rinor ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të rinjtë të zhvillojnë të ardhmen e tyre për BE-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More