Agjencia Zhurnal.mk.

Në Beograd filloi Konferenca për investime në energjetikë në Ballkanin Perëndimor

Në Beograd filloi Konferenca për investime në burime ripërtëritëse të energjisë në vendet nga Ballkani Perëndimor në organizim të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Mbretërisë së Norvegjisë, ku marrin pjesë edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, si dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të ministrave në BeH, Zoran Tegeltija.

 

Qëllimi i konferencës është që para investitorëve nga Mbretëria e Norvegjisë të prezantohen mundësitë për investim në kapacitete për prodhimin e rrymës nga burime ripërtëritëse të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Konferencën, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, e kanë hapur presidenti serb, Vuçiq dhe Andreas B. Eriksen, zëvendës ministër i Energjetikës dhe i dërguar i posaçëm i kryeministrit të Mbretërisë së Norvegjisë.

“Në energjetikë nevojiten reforma të mëdha, ndryshim të shprehive dhe investime më të mëdha gjatë viteve të ardhshme, në vlerë prej 16 dhe 30 miliardë euro”, tha Vuçiq.

Siç tha ai, nuk ekzistojnë zgjidhje të lehta dhe të thjeshta, por e tërë kjo duhet të ndërmerret, pasi në të kundërtën do të ballafaqohemi me katastrofë.

Related posts

Pa energji elektrike disa pjesë të Qendrës, Aerodromit dhe Kisella Vodës

Z.H

Osmani: Po ju sigurojmë të ardhme evropiane gjeneratave të reja

Z.H

Kovaçevski: Pa barazi gjinore nuk ka as demokraci, as drejtësi sociale

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More