Agjencia Zhurnal.mk.

Në autostradën VK Tabanoc-Kumanovë është arrestuar një trafikant i emigrantëve

Shkup, 19 tetor – Në autostradën kalimi kufitar Tabanoc-Kumanovë, mbrëmë në ora 19.50 nëpunësit e policisë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Sopot pranë Qendrës rajonale për çështje kufitare Veri e kanë privuar nga liria D.S: (23) nga Gjevgjelia.

Gjatë kontrollit në automjetin “mercedes” me targa të Shkupit, të cilin e ka drejtuar, infromuan sot nga MPB-ja, janë gjetur katër persona emigrantë nga Nepali.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të ngrihen kallëzim përkatës.

Related posts

Aksident i rëndë trafiku në Shkup – Vetura xhip përfundon në “mbjellësen me gjelbërim”

Xh M

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Xh M

Kapen 500 euro të falsifikuara

Xh M