Agjencia Zhurnal.mk.

Në Athinë Konferencë evropiane e kryetarëve të parlamenteve

Shkup, 21 tetor – Kryetari i parlamentit grek, Konstantin Tasullas, kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Rik Daems dhe sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Maria Pejçinoviq Buriq sot në Athinë e hapën Konferencën evropiane të kryetarëve të parlamenteve, duke shprehur kënaqësi që ajo po mbahet me prani fizike të 48 kryetarëve të parlamenteve, mes të cilëve edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

 

Në paraqitjet hyrëse ata e cekën rëndësinë e temave dhe propozimeve që do të duhet tu drejtohen qeverive për ndërmarrjen e aktiviteteve me qëllim të tejkalimit të sfidave aktuale.

Siç ceket në kumtesën nga Kuvendi, në raport me temën për ndarjen e përvojave për sfidat që pandemia me KOVID-19 i imponoi mbi demokracitë dhe për zgjidhjen e krizave të ngjashme në të ardhme, u nënvizua rëndësia e parlamenteve si garantues të demokracisë në kohë krize dhe u përshëndet fakti që shumica e parlamenteve arritën ti sigurojnë përshtatjet e domosdoshme të rregullave dhe procedurave të veta me qëllim që të vazhdojnë ti kryejnë rolet kushtetuese gjatë pandemisë.

Në debatin rreth rolit të parlamenteve dhe e drejta në ambient të shëndoshë dhe të qëndrueshëm jetësor, u drejtua apel ndaj përfaqësuesve të dhomave ligjvënëse të angazhohen për miratimin e masave me të cilat do të sigurohet e drejta në ambient jetësor të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm, përfshirë edhe përmes protokollit plotësues ndaj Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, i cili duhet të jetë juridikisht obligues për vendet anëtare.

“Njohja eksplicite e të drejtës në ambient jetësor të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm në Evropë si edhe në rajonet tjera në botë, do e hapë rrugën për një aksion të vendosur edhe në nivelin evropian edhe në atë nacional”, kumtuan nga Kuvendi.

Sipas agjendës, Kryetari Xhaferi do të drejtohet në ditën e dytë të Konferencës, në temën “Ardhmëria e përbashkët e të gjithë qytetarëve evropianë”, ndërsa në margjinat e Konferencës janë paraparë takime me mikpritësin, Kryetarin e parlamentit grek, Tasullas, dhe me nënkryetaren e parlamentit suedez, Xhonson Fornave.

Related posts

Negociatat me Bullgarinë, partitë shqiptare kundër rezolutës së VMRO-DPMNE-së

Z H

Votoi Bujar Osmani (VIDEO)

D V

Kasami nga Shipkovica: Zhvillimi i turizmit malor, prioritet i ynë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More