Agjencia Zhurnal.mk.

Në Afganistan lirohet veterani i marinës së SHBA-së

Amerikani Mark Freriks, i mbajtur peng në Afganistan për dy vjet, u lirua sot në një operacion të shkëmbimit të të burgosurve ndërmjet Talebanëve dhe SHBA-së.

 

“Kthimi i Mark në shtëpi ishte një prioritet kryesor për Presidentin Bajden dhe ekipin e tij kombëtar”, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Freriks është një veteran i marinës amerikane i cili u rrëmbye në janar 2020 ndërsa punonte si punëtor ndërtimi në Afganistan.

“Pas më shumë se dy vjetësh në robëri, veterani i marinës së SHBA-së Mark Freriks është i sigurt dhe po kthehet në shtëpi nga Afganistani. Falë ekipit tonë të Departamentit të Shtetit, profesionistëve tanë të sigurisë kombëtare dhe partnerëve tanë në Katar. Kthimi i Markut te të dashurit e tij është rezultat i angazhimit intensiv me talebanët, tha sot Sekretari shtetëror Entoni Blinken.

Freriks është një veteran i marinës së SHBA-së i cili u rrëmbye në janar 2020 ndërsa punonte si punëtor ndërtimi në Afganistan.

“Pas më shumë se dy vjetësh në robëri, veterani i marinës amerikane Mark Freriks është i sigurt dhe po kthehet në shtëpi nga Afganistani. Falë ekipit tonë të Departamentit të Shtetit, profesionistëve tanë të sigurisë kombëtare dhe partnerëve tanë në Katar. Kthimi i Markut te të dashurit e tij është rezultat i angazhimit intensiv me talebanët, tha sot Sekretari shtetëror Entoni Blinken.

Freriks u këmbye me talebanët Haxhi Bashir Nurzai, i cili u dënua me 17 vjet burg për trafik droge në SHBA. Dënimi i tij është pezulluar si pjesë e një marrëveshjeje të shkëmbimit të të burgosurve midis Uashingtonit dhe Kabulit.

Related posts

Gjermania do të mbyllë nesër tre termocentrale të tjera bërthamore

D V

Disa pjesë të xhamisë turke në Mariupol mbetën të dëmtuara nga përleshjet

Xh M

Franca anulon bisedimet me Britaninë pas letrës së Johnsonit për migrantët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More