Agjencia Zhurnal.mk.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 4 mijë doza anti-Kovid

Interesim i ulët është treguar gjatë 24 orëve të fundit sa i përket numrit të të vaksinuarve kundër COVID-19.

 

Vetëm katër mijë doza të vaksinës janë admninistruar në 24 orët e fundit, transmeton lajmi.net.Derisa gjatë muajve të kaluar brenda 24 orëve administroheshin edhe mbi 20 mijë vaksina, numri i dozave të administruara në 24 orët e fundit është 3 mijë e 639.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se deri tani në vend janë dhënë 1 milion e 572 mijë e 626 vaksina.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 839 mijë e 518 persona.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.639 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.572.626 doza të vaksinës”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e Vjosa Osmanit për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së

N E

Osmani: Kishte mospajtim mes partive, nuk ka bazë për shtyrje të zgjedhjeve

D V

Nesër fillon aplikimi i diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More