Agjencia Zhurnal.mk.

Në 24 orët e fundit Kosova regjistron 5 raste të reja me Kovid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19. Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 5 raste të reja të reja me këtë virus. Ndërsa, 6 persona janë shëruar nga COVID-19.

 

Njoftimi i plotë:

12 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.361 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260.955 doza të vaksinës.

Deri më sot 67.578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.050 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.463.

Në total numri i rasteve aktive është 132.

Related posts

Berisha kujton ish presidentin Rugova: Na la herët, duke lënë zbrazëti të pakompensueshme

D V

Abdixhiku në mbyllje të fushatës së LDK-së: Rikthimi ynë i madh politik është afër

D V

Në Kosovë janë 447 raste aktive me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More