Agjencia Zhurnal.mk.

Në 24 orët e fundit Kosova regjistron 11 raste të reja me Kovid-19

Njëmbëdhjetë raste të reja me Covid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se këta qytetarë dolën pozitiv pas testimit të 1.498 mostrave.

Mësohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 16 pacientë, ndërsa 400 janë raste aktive.

Kosova ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit në fund të muajit mars. Të drejtën për t’u vaksinuar e kanë personat mbi 12 vjeç.

Nga ajo kohë, në vend janë administruar mbi 1.6 milion doza të vaksinës dhe 753,440 persona janë vaksinuar me të dy dozat, ndërkaq 847,689 të tjerë me një dozë.

Në Kosovë administrohen vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca dhe qytetarët kanë të drejtë të zgjedhin se cilën prej këtyre dy vaksinave duan të marrin.

Related posts

Kosova feston sot 15 vjet shtet

D V

Mandl: Është koha për një marrëveshje që hap rrugën e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë

D V

Rivarroset dëshmori Enver Pacolli

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More