Agjencia Zhurnal.mk.

Në 24 orët e fundit dy zjarre në ambient të hapur

Shkup, 20 tetor – Në vend në 24 orët e fundit janë regjistruar dy zjarre në ambient të hapur, një në rajonin e Shkupit dhe një në Komunën e Rradovishit ku zjarrfikësit kanë shuar bimësi të djegur të ulët në atarin e fshatit Pokrajçevë në sipërfaqe prej rreth 15 hektarë, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

QMK kërkon që të evitohet ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, për shkak se vegjetacioni është ende shumë i thatë, reshjet kanë qenë të ulëta dhe temperaturat gjatë ditës janë në rritje. Njëkohësisht, apelon që rastet urgjente të paraqiten sa më shpejtë me infornacione të shkurtra dhe precize në numrin 112, në interes të sigurisë së qytetarëve, ndërsa edhe të mirat materiale dhe natyrore në vend. 

Related posts

Më ftohtë dhe më së shumti borë në Kodër të Diellit

D V

Këshilli i 30-të ministror i OSBE-së në Shkup (drejtpërdrejt)

D V

Aeroplani i Lavrovit ka ardhur në Shkup përmes Turqisë dhe Greqisë, Bullgaria nuk ka lejuar fluturimin për shkak të Zaharovës

D V