Agjencia Zhurnal.mk.

Në 10 muajt e parë në ZZHTI janë hapur mbi 2.000 vende të reja pune, eksporti me rritje prej 26 për qind

Shkup, 6 nëntor – Në dhjetë muajt e parë të këtij viti në kompanitë në ZZHTI janë hapur mbi 2000 vende të reja të punës, ndërsa numri i të punësuarve për herë të parë u ngjit mbi 16.000. Kjo është rritje për 16 për qind për një vit, ndërsa vetëm në tetor janë hapur thuajse 500 vende të reja pune, tregon analiza e rregullt mujore e Drejtorisë së ZZHTI.

 

“Vazhdon trendi pozitiv i rritjes që nga fillimi i vitit për eksportet dhe importet. Deri në tetor, eksportet nga ZZHTI janë rritur në 3,122 miliardë euro, duke tejkaluar kështu nivelin e eksporteve të vitit të kaluar prej 3 miliardë eurosh në një vit, që ishte një nivel rekord deri tani që nga ekzistimi i zonave. Analiza tregon se eksportet në 10 muajt e parë të vitit janë 26 për qind më të larta se në vitin 2021, gjegjësisht 50 për qind më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020”, thuhet në analizë.

Nga janari deri në tetor 2022, nga ana tjetër, është regjistruar import prej 2,806 miliardë euro, që është 15 për qind më shumë në krahasim me dhjetë muajt e parë të vitit 2021, pra 43 për qind në krahasim me vitin 2020. Deri në tetor, eksporti neto është 11,25 për qind, që ndër të tjera vjen si pasojë e rritjes së aktiviteteve investuese në zona dhe rritjes së numrit të vendeve të punës.

Sipas analizës, tendencat pozitive ekonomike janë rezultat i efekteve të konceptit të ri të ZZHTI-së dhe ky trend pozitiv pritet të vazhdojë deri në fund të vitit.

“Që nga fillimi i zbatimit të këtij koncepti, në 20 muajt e fundit janë arritur kontrata mbi 620 milionë euro, të cilat duhet të sjellin mbi 5000 vende të reja pune”, thekson Drejtoria për ZZHTI-së.

Related posts

Duma: Autopsitë e trupave të karbonizuar janë jashtëzakonisht të komplikuara

D V

Padi penale kundër 32 vjeçarit nga Studeniçani, i punësuar në Drejtorinë e Librave Amë

Z.H

Presidenti Pendarovski priti një delegacion nga Organizata e Oficerëve Rezervistë

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More