Agjencia Zhurnal.mk.

Ndryshon statusi i PD, Komisioni miraton propozimet e Bashës, rrëzohet drafti i Kadillit dhe Harxhit

Mbledhja e Komisionit të Përhershëm Statutor, ku u morën në shqyrtim për propozimet për ndryshimet në status të propozuara nga kreu i PD, Lulzim Basha, si edhe anëtarët e ‘Grupit për PD, Fatbardh Kadilli e Edith Harxhi ka përfunduar.

 

Në përfundim komisioni vendosi të rrëzojë propozimet e Kadillit e Harxhit, dhe të miratojë propozimet e kreut të PD Lulzim Basha për ndryshimet në statutin e partisë.

Lulzim Basha ka kërkuar që statuti i ri të vazhdojë të mos jetë pengesë për rikandidimin e tij në krye të PD edhe nëse ai humbet sërish zgjedhjet parlamentare.

Në asnjë prej 15 faqeve te propozimeve të kryedemokratit nuk parashikohet dorëheqja e tij si kryetar në rast disfate elektorale.

Lidershipi demokrat i kufizon vetes kompetencat për përzgjedhjen e kryebashkiakëve duke sanksionuar detyrimin e konsultimit me anëtarësinë për kandidatët për pushtetin vendor, të cilët propozohen më pas nga kryetari dhe marrin miratimin e forumeve te larta të partisë.

Ndryshimet statutore të Lulzim Bashës prekin përbërjen e disa forumeve më të larta të partisë si këshilli kombëtar apo Kryesia e cila zgjerohet sërish duke përfshirë si anëtarë të saj për shkak të funksionit, kryetarin e Këshillit Kombëtar, si edhe kryetarët e Bordit Financiar, Komisionit Zgjedhor dhe atij të Apelimit , integritetit dhe Etikes.

Kryesia e partisë mund të ndërhyjë në refuzimin e kandidaturave të përzgjedhura nga organet vendore të partisë, por nga ana tjetër i kufizohen kompetencat pasi i hiqet e drejta për miratimin e marrëveshje politike, duka ia lënë vulën finale vetëm Këshillit Kombëtar.

Related posts

Covid-19/ MSH: 9 humbje jete dhe 572 raste të reja në 24 orët e fundit

D V

2 automjete përplasen në Krujë, plagoset një punonjës policie

Z H

Mira Rakacolli: Rritja e infektive shqetësuese

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More