Gazeta Olle ka transmetuar ditë më parë ankesat e trajnerëve për numrin e lojtarëve rezervë.
Bekim Isufi, Ardian Nuhiu e Armend Dallku thanë se duhet të rritet numri i lojtarëve që janë në protokoll për shkak se skuadrat kanë të drejtë për pesë zëvendësime.
E kjo tanimë ka ndodhur, pasi FFK i ka njoftuar klubet se nga java e parë do të kenë të drejtë t’i kenë 20 lojtarë në protokoll nga 18 sa ishte më parë.
Ky lajm është shumë i mirëseardhur për skuadrat kosovare, pasi siç kishin deklaruar edhe tre trajnerët për Gazetën Olle, ky ndryshim ishte shumë i nevojshëm.
Tashmë më shumë lojtarë do ta kenë mundësinë të jenë afër skuadrës, e gjithashtu do t’i ofrohet më shumë mundësi edhe talentëve vendor. /Gazeta Olle/