Agjencia Zhurnal.mk.

Ndryshimet kushtetuese, VMRO: Të publikohet dokumenti me emrat e deputetëve

Shkup, 26 mars – VMRO – DPMNE insiston që kryeministri Dimitar Kovaçevski ta shpalosur dokumentin me emrat e deputetëve që kanë refuzuar të mbështesin ndryshimet kushtetuese.  Partia e Mickoskit pretendon se jo të gjithë deputetët social demokratë përkrahin politikat e Kovaçevskit sa i takon çështjes bullgare duke mos kursyer as BDI-në nga akuzat.

Nga partia e Mickoskit të prerë se s’do mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe kërkojnë që çështja të përmbyllet në parlament.

“Askush nuk është i kënaqur nga pushteti, ka rritje çmimesh, inflacion dhe ata mendojnë se do të defokusojnë vëmendjen nga problemet reale të qytetarëve dhe do të na mjegullojnë me atë se deputetët të njërës apo partisë tjetër do të votojnë për ndryshimin e kushtetutës. Ja, ta mbyllim temën, le ta vënë në votim dhe për një ditë do të shihet gjithçka, kush ka deputetë ose sa deputetë mbështesën një ide të caktuar”, u shpreh deputeti i VMRO – DPMNE – së, Bojan Stojanovski.

Related posts

Në prag të ushtrimit “Përgjigje e shpejtë 23”, në Kavadar prezantohen pajisjet ushtarake

Xh M

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Përkatësia etnike edhe në certifikatat e lindjes

Xh M