Agjencia Zhurnal.mk.

Ndryshimet kushtetuese, Selmani: 20%-it ti shtohet nocioni shqiptar

Shkup, 4 Nëntor – Edhe në kohën kur na u janë ofruar realizimi i ndryshimeve Kushtetuese, akoma partitë politike shqiptare nuk kanë ndërtuar një qëndrim të unifikuar, vlerëson Profesori Universitar Bashkim Selmani.

 

Sipas tij partitë politike duhet të kenë një planë për rolin dhe funksionin juridik të qështjes shqiptare në RMV, dhe këto situata sipas tij janë situata të cilat krijohen nga inicioni i përgjithshëm funksional, dhe pjesa esenciale e veprimit kushtetues është një situatë me të cilën gjithmonë kur ka ndryshime kushtetuese është normale që të ketë edhe refleksione të cilat janë në favorin e shqiptarëve. 

“Nëse e shohim në aspektin juridik është një situatë ku cdo ndryshim që ndodhë në aspektin kushtetues duhet të mbështetet në aspektin historik, gjendja faktike dhe ndryshimet pozitive,  20 për qindëshit ti shtohet edhe nocioni shqiptarë, dhe në atë rastë ne do të mbronim aspektin historik, do të mbronin aspektin juridik, dhe do të indentifikohen shqiptarët si shqiptarë. Kjo duhet të analizohet mirë në aspektin juridik dhe të krijohet një strategji e përbashkët dhe me një ujdi të përbashkët brenda partiake, por edhe ndërpartiake”, u shpreh profesori universitar Bashkim Selmani. 

 Sipas Selmanit çdoher kur të hapet kushtetuta shqiptarët duhet të dalin fitimtarë, dhe e gjithë kjo mund të arrihet nëse brenda subjekteve politike shqiptare arrihet një unifikim i qëndrimeve për çështjen Kombëtare.

“Duhet të kenë partitë politike shqiptare një koncenzus të interesit të pëtgjithshëm, sepse uniteti politik kërkon njesimin juridik të qështjeve të përbashkëta të interesit të përbashkët”, theksoi Selmani. 

Për hapjen e Kushtetutës do të duhet të sigurohen plotë 80 deputet, që kësaj shumice do ti duhet që të sigurojnë edhe disa nga partitë të opozitës maqedonase, ku sipas njohesve të këtyre çështjeve, pritet që një rrymë brenda këtyre subjekteve të cilët janë të orjentuar drejt Eurointegrimeve që ti mbështesin ndryshimet kushtetuese.

Related posts

Greva vazhdon, SASHK-u kërkon shumë apo Qeveria jep pak?

I.A

Xhaferi: Nevojitet diplomaci e përforcuar ekonomike dhe mbështetje ndërkombëtare

Z.H

UT dhe shoqatat “Qyteti i Bletëve” dhe “Mjalti i Pollogut” i organizuan garat ndërkombëtare për kualitet të mjaltit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More