Agjencia Zhurnal.mk.

Ndryshimet kushtetuese, Ramadani: VMRO do ballafaqohet me presione

Shkup, 29 Tetor – Ndërhyrjet në kushtetutë, që nga mëvetësimi, kanë qenë sfidë e vështirë politike. Ato kryesisht kanë ndodhë pas një varg takimesh të krerëve të partive më të mëdha politike, të njohura si takime liderësh, dhe presion të lartë ndërkombëtar.

Sipas të gjitha gjasave, të tilla do të jenë edhe ndryshimet e fundit kushetuese, të domosdoshme për vazhdimin e negociatave aderuese në BE.

Analisti politik, Ismet Ramadani, njëkohësisht kryetar i Klubit Euroatlantik, thotë se edhe VMRO DPMNE do të bindet se duhet të ndryshojë qëndrim pasi e vetme nuk mund të mbajë përgjegjësinë për bllokimin eventual të  integrimit evropian.          

“Me kalimin e kohës, partitë politike që kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese VMRO DPMNE dhe “E Majta” ekstreme do të ballafaqohen me presione, të cilat do të vijnë nga të gjitha anët. VMRO DPMNE-ja nuk guxon të merr një përgjegjësi që të ndal ecjen drejt anëtarësimit në BE, sepse jetojmë në një kohë kur gjeopolitika e ka fjalën kryesore. ”  – u shpreh analisti, Ismet Ramadani.

Ndryshimet kushtetuese, Ramadani: Do pranohet kërkesa e partive shqiptare

Sipas Ramadanit, VMRO DPMNE, posaçërisht kreu i saj Hristijan Mickovski duhet të kuptojnë se pjesa dërmuese e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë pro integrimit në BE dhe se nuk mund ta frenojnë këtë vullnet, madje është optimist se partitë maqedonase do të pranojnë edhe kërkesën e partive shqiptare për heqjen e 20%-shit si kategori që kushtetuesë që nënkupton shqiptarët.

“Gjithnjë ka qenë denigruese dhe jo e përshtatshe edhe si fjali edhe si përqindje si numër. Por kjo duhet të arrihet me një konsensus sepse është apsolvuar si çështje dhe besoj se edhe partitë maqedonase do të pranojnë që edhe ky ndryshim të kaloj pa ndonjë pasojë në raporte ndëretnike dhe integrim evropian.”  – deklaroi Ramadani.

Komisioni Evropian pret që vendi të miratojë ndryshimet kushtetuese më së voni deri në përfundimin e procesit të skriningut. Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE thotë se nuk do të përkrah ndryshimet kushtetuese në këto rrethana, ndërkaq partitë në pushtet ftojnë që bisedimet për arritjen e konsensusit duhet të zhvillohen brenda institucioneve, përkatësisht në Kuvendin e Republikës.

Related posts

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

D V

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe shi, në male borë

D V

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy