Agjencia Zhurnal.mk.

Ndryshime në Qeverinë greke në pozicionin e zëdhënësit qeveritar për shkak të zgjedhjeve

Athinë, 20 prill – Në prag të zgjedhjeve të muajit të ardhshëm, zëdhënësi i Qeverisë greke, Janis Ikonomu, për shkak se do të jetë  kandidat për deputet të Demokracisë së Re, është larguar nga pozicioni aktual. dhe në vend të tij vjen ministri shtetëror Akis Skercos, tha korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Brifingu i sotëm ishte i fundit për Ikonomun, i cili falënderoi gazetarët për bashkëpunimin dhe shprehu shpresë se e ka kryer me sukses detyrimin e tij. 

“Sot për mua mbyllet një cikël prej 615 ditësh me 160 brigingje me gazetarët në Athinë dhe tetë në Selanik dhe qindra deklarata politike”, deklaroi Ikonomu.  

 Ndryshimi në pozicionin e zëdhënësit të qeverisë vjen për shkak të ligjit zgjedhor që e kufizon prezencën mediatike të kandidatëve për deputetë.

Siç  në nëngjesin e sotëm publikoi MIA, të shtunën, pritet që zyrtarisht të fillojë periudha parazgjedhore në Greqi me shpërndarjen e Parlamentit, ndërsa një ditë më vonë do të zbatohen  edhe kufizimet e vendosura me ligjin zgjedhor për paraqitjen e tyre në media.

Gjithashtu, në prag të zgjedhjeve të 21 majit pritet që të ndërrohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, përgjegjës për procesin zgjedhor. 

Related posts

Babai i Vanjës në gjykatë – kërkohet paraburgim!

Xh M

Babai i Vanjës sillet para Gjykatës Themelore Penale

Xh M

Liderët vendosën, zgjedhje të dyfishta më 8 maj

Xh M