Agjencia Zhurnal.mk.

Ndotja e ajrit vijon të mbetet e lartë në Maqedoni

Shkup, 30 dhjetor – Kërçovarët, tetovarët dhe koçanasit paraditen e sotme kanë thithur ajër shumë të ndotur. Mëngjesin e sotëm stacionet matëse tregonin se në Kërçove përqendrimi i grimcave PM10 në ajër ishte mbi 100.

 

Për dallim nga ditët e kaluara sot stacionet matëse në kryeqytet tregonin se ajri është i pastër. Nga Inspektorati shtetëror i mjedisit thonë se industritë e rënda nuk kanë tejkaluar nivelet e ndotjes. Parregullsi është konstatuar në minierën Bulmak – Probishtip ku ka pasur rrjedhje të një lëndë ndotëse.

I njëjti subjekt, sipas Stojkovskit, është i obliguar të bëjë riparimin e vendit ku ka ndodhur incidenti mjedisor dhe është iniciuar procedurë në bazë të Ligjit për mjedisin jetësor për kundërvajtje të kategorisë së tretë ku parashikohet gjobë prej 100 mijë euro.

“Gjatë muajit dhjetor janë realizuar gjithsej 155 inspektime dhe 25 inspektime të jashtëzakonshme. Sa i përket ndotjes aktuale të ajrit, ne kemi realizuar kontrolle pothuajse në të gjitha subjektet nga industria e rëndë si: “ Makstill”, “ Cimentara”, “ Drislla” pothuajse gjithkund janë bërë matje për lejet ekologjike. Nuk kishte tejkalim të parametrave të caktuar për lejet e brendshme ekologjike”- deklaroi Sreten Stojkovski- u.d drejtor i Inspektoratit të Mjedisit./alsat/

Related posts

Dimitrov: Ballkani i hapur nismë e rëndësishme, RMV-ja nuk mund të mungojë

Z H

Të rritet vetëdija publike se me transplantimin e organeve nga donatorët e vdekur shpëtohen jetë

D V

LSDM: Arsovska po u shkakton dëm shkupjanëve dhe Shkupit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More