Agjencia Zhurnal.mk.

Ndizet edhe më shumë gara, Chelsea dhe Dortmundi i bashkohen ekipeve që e duan Berardin

Chelsea, Borussia Dortmund dhe West Ham i kanë vënë sytë sulmuesit anësor të Sassuolos dhe Italisë, Domenico Berardi.

 

Anësori sulmues i krahut të djathtë do të mbushë 27 vjet muajin e ardhshëm dhe e ka kaluar tërë karrierën e tij në Mapei Stadium, duke refuzuar një transferim te Juventus kur gjigantët e Torinos kishin në pronësi kontratën e tij.

Sidoqoftë, ai ka arritur një nivel të ri të pjekurisë dhe mund të jetë gati të bëjë një hap të madh përpara pasi bëri përshtypje të mëdha në Euro 2020.

Eksperti i transferimeve të Sportitalia, Alfredo Pedulla pretendon se edhe Chelsea edhe Borussia Dortmund kanë pyetur për disponueshmërinë e Berardit.

West Ham United tashmë ishte lidhur me lojtarin e Azzurrëve gjatë javëve të fundit.

Skuadra e Stamford Bridge fillimisht kishte shënjestruar Federico Chiesan, por Juventusi nuk ka asnjë qëllim për të shitur ish-talentin e Fiorentinës.

Berardi shënoi 17 gola dhe ofroi tetë asistime në 30 paraqitje të Serie A për Sassuolon sezonin e kaluar.

Milan, Lazio, Fiorentina dhe Leicester City gjithashtu kanë treguar interes në Berardin, i cili thuhet se ka më shumë të ngjarë të transferohet jashtë vendit.

Related posts

Barcelona ka humbur 130 milionë euro nga sponsorët pas largimit të Leo Messit

Z H

Dillian Whyte – Tyson Fury: Përballja e zjarrtë nuk zhvillohet për shkak të rastit të hapur ligjor në WBC

D V

David Luiz së shpejti vendos për të ardhmen, kërkohet nga disa skuadra

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More