Agjencia Zhurnal.mk.

Ndikimi i politikës së brendshme në eurointegrim, Ruzhin: Po lihet anash plani ndërkombëtar

Shkup, 11 shkurt – Lëvizjet e brendshme politike duket se kanë lënë anash strategjinë shtetërore për integrim evropian për faktin se e tërë energjia po shkrihet në matematikat e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, thotë për TVM2 isha ambasadori, Nano Ruzhin, duke përkujtuar lidhshmërinë mes politikës së jashtme dhe të brendshme dhe kushtëzimin e politikës ndërkombëtare nga ecuria e zhvillimeve shtetërore. Për të, nuk ka ndonjë interval kohor se kur kuvendi mund t’i kthehet përbushjes së kushtit për vazhdimin e procesi eurointegrues i cili ka ngecur në kuvend dhe pret votimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Në raport me atë se çka do të ndodh nëse edhe më tutje politikanët tanë qëndrojnë indiferent ndaj çështjeve siç janë eurointegrimet, keni të drejtë, sepse energjia e tepruar në garrën e brendshme, rivaliteti na largon nga problemte e vërteta, rrjedhimisht nga BE-ja. Nuk dihet kur në të vërtetë do ta tejkalojmë këtë çështje dhe kur do të bëhemi shtet i vendosur dhe serioz që ta kalojë rubikonin dhe të gjenden 2/3 e votave në kuvend, rreth asaj që e kërkon BE-ja dhe jo Sofija. Ne kemi punë me BE-në por shihet se poltikanët këtë nuk e dëgjojnë dhe po taktikojnë… Askush nuk e din çka më tutje por është në interes të të gjithëve që të zgjidhet ky problem.”, tha ish ambasadori Nano Ruzhin.

Përveç faktorit të brendshëm që ka bllokuar perspektivën evropiane, Ruzhin përmend edhe angazhimin dhe prioritetin e vet BE-së për zgjedhjet evropiane në qershor që lë anash zgjerimin për disa muaj.

“Deri në formimin e qeverisë do të thoja evropiane diku gjatë verës, vjeshtës ne do të dalim nga rendi i ditës i BE-së por jam i bindur se me ndryshimet e reja në BE do të vijë në një freski dhe qëllimi i tyre është të vazhdohet me zgjerimin me BE-në, që siç e dimë në rend dite është edhe Ukriana, Moldavia por edhe Gjeorgjia. Pra, grupi për zgjerim po rritet dhe kjo neve nuk na shkon në favor.”, tha Ruzhin.

Përkujtojmë deklaratat e zyrtarëve të BE-së ndaj vendeve aspirante të Ballkanit Perëndimor që të shfrytëzojnë mundësinë për ecje përpara për shkak të presionit që vijnë nga sfidat e gjeopolitikës së re ndërkombëtare. Sa i përket Maqedonisë së Veriut, ritheksojmë se ndryshmet kushtetuese mbeten kushti që liron hedhjen e hapit të mëtutjeshëm drej Unionit Evropian.

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy