Agjencia Zhurnal.mk.

Ndihen efektet e sanksioneve, fabrika ruse për prodhimin e tankeve pezullon punën

Ushtria ukrainase ka njoftuar se kompania që prodhon dhe riparon tanket ruse, ka pezulluar punën në fabrikën e saj në pjesën qendrore të Rusisë – pra në Chelyabinsk për shkak të mungesës së pjesëve të importuara.

Në një kumtesë të postuar në Facebook, gjenerali i forcave ajrore të Ukrainës, ka njoftuar se fabrika Uralvagonzavod ka pauzuar punën në fabrikë për shkak të mungesës së komponentëve që prodhohen jashtë Rusisë.

Nga Inteligjenca ukrainase është bërë e ditur se kjo fabrikë vazhdimisht përdor komponentë të Perëndimit për prodhimin dhe riparimin e tankeve. E sanksionet e vëna nga shumica e shteteve perëndimore, kanë filluar të kenë efekt në ekonominë rusë.

Në anën tjetër presidenti amerikan Joe Biden, ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin, është mbështetur për muri dhe se mund të përdorë armë kimike dhe biologjike në Ukrainë. 

Related posts

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, gati 300 trupa janë gjetur në një varr masiv në spitalin e Gazës

Xh M

Astronauti i parë sirian ndërron jetë në moshën 72-vjeçare

Xh M

Bloomberg : 75 % e rritjes globale vitet e ardhëshme do vijë nga 20 vende

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky