Agjencia Zhurnal.mk.

Ndeshja mes Shkëndijës dhe Shkupit ka nisur pa incidente

Për dallim prej herës së shkuar kësaj radhe, derbi në kuadër të ligës së parë të Maqedonisë mes Shkëndijës se Tetovës dhe Shkupit ka nisur pa incidente. Sigurim policor kësaj radhe nuk pati as në pikë pagesën e Zhelinës në hyrje të Tetovës dhe as sigurim të shtuar tek stadiumi i qytetit. Tifozët e klubit fudbollistik Shkupi as sot nuk u penguan të marrin pjesë në ndeshjen mes Shkëndijës dhe Shkupit.

 

Orë më herët, udhëhëqesit e tifozeve të të dyja skuadrave u thirren në takim tek zëvendëskryeministri për sistem pilitik Artan Grupi, me qëllim përcjelljen e një mesazhi për një lojë fer dhe pa incidente. Ndryshe, në ndeshjen e parë të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave, edhe përkundër masave të shtuara të sigurisë, megjithatë ndeshja nuk kaloi pa invidente, si jashtë po ashtu edhe brenda stadiumit.

Related posts

E fejuara e Wilder shpërthen në lot, pasi e pa të shtrirë pas një nokauti brutal amerikanin

D V

Mark Clattenburg jep verdiktin e tij mbi ndërhyrjen e Harry Kane kundër Andy Robertson

D V

Dhimbje dhe lot për Ahmet Calik, të gjitha skuadrat në xhiron e 21-të nderuan ish-mbrojtësin e Turqisë që humbi jetën pas një aksidenti të tmerrshëm me makinë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More