Agjencia Zhurnal.mk.

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, mbërrijnë materialet, priten me bori nga banorët

Në fshatin Akërni të Vlorës kamionët me targa Kosove kanë qenë ngarkuar me konteiner te cilët janë parkuar në fushën ku do te nisin punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

 

Me bori janë pritur mbrëmjen e djeshme kamionët që kishin të ngarkuar materialet që nevojiten për ndërtimin e aeroporti të Vlorës. Në fshatin Akërni të Vlorës kamionët me targa Kosove kanë qenë ngarkuar me konteiner te cilët janë parkuar në fushën ku do te nisin punimet.

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë paralajmëroi se punimet do të nisin shumë shpejt dhe tha se do të jetë një aeroport i cili do të sjellë vlerë të shtuar për vendin si dhe do të ketë kapacitete fluturimesh transoqeantike.

Nisja e ndërtimeve do të bëhet me datë 28 nëntor. Kreu i qeverisë ftoi dhe deputetët e Partisë Demokratike që të ishin prezentë në këtë ditë.

Related posts

Berisha kërcënon Bashën me përgjime: Në iPad kam regjistruar bisedat me të në zyrë!

D V

Mbante disa “shtëpi kanabisi”, Britania pritet ta dëbojë shqiptarin me tetë identitete të cilit iu konfiskuan edhe mijëra funta

D V

Numri i lartë i infektimeve me Kovid-19, Gjermania fut Shqipërinë në zonën e rrezikut të lartë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More